Thursday, October 17, 2024
spot_img

“Faton Hajrizi, shqiptari i parë që vrau polic serb në territorin e Serbisë”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu bashkë me mijëra qytetarë të Kosovës, ia kanë dhënë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit në Klinë të Ulët të Skenderajt.

Për Hajrizin është organizu një ceremoni e varrimit, ku rruga deri te vendi ku do të pushojë përgjithmonë ai, u kthye në kolona të stërgjatura.

Deputeti është shprehur se i ndjeri ishte personi i parë që shkoi nga Kosova dhe vrau policët serbë në Serbi, pasi sipas Haxhiut, deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë.

“Në Klinë të Ulët sot në një organizim madhështor të ceremonisë së varrimit, së bashku me mijëra qytetarë i dhamë lamtumirën e fundit Faton Hajrizit. Faton Hajrizi është shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policë serbë në territorin e Serbisë. Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit