Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bibaj të Ferizaj, ku si pasojë e një incidenti në oborrin e një restoranti ku po mbahej një dasmë, një person është vrarë.
Personi që dyshohet se shtiu me armë duke e lënë të vdekur një person, është Festim Ramadani, zyrtar policor.
E gazeta po ashtu merr vesh se përveç dorasit Festim Ramadani që kreu vrasjen në Ferizaj si zyrtar policor, pjesë e Policisë janë edhe dy vëllezër të tij.
Dorasi dyshohet se ishte jashtë punës zyrtare në momentin kur e kreu krimin, teksa pas asaj është dorëzuar në Polici.
Ndërkohë, viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.
Detaje mbi rastin ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku njoftoi se rastin ndodhi rreth orës 19:30 në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” – në fshatin Bibaj.
Tutje në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.
Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.