spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Familja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotme

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e sotme, mbledhjen komemorative dhe varrimin e kryefamiljarit të tyre.

“I falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen. I falënderojmë delegacionet nga Shqipëria, Maqedonia dhe gjitha trevat shqiptare për nderimet, si dhe institucionet e Kosovës për telegramet e ngushëllimit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, mbështetja e tyre duke na qëndruar afër këto ditë, na e zbut dhimbjen dhe na e bënë më të lehtë t’i kalojmë këto ditë të rënda”, ka thënë Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai e ka falënderuar edhe personelin shëndetësor të QKUK-së për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar për babanë e Thaçit gjatë këtyre tre muajve.

Njëherësh, ai është shprehur mirënjohës edhe për Komunën e Skenderajt, nën patronatin e së cilës u organizuan aktivitetet e ditës së sotme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit