spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Familja po kërkon besë, nuk ia japin, detaje nga vrasja në Klinë

Vrasja e dy të rinjve, Albison dhe Rexhep Slivova, të cilët u qëlluan për vdekje nga Jon Hoti në një lokal në Klinë nëntorin e vitit të kaluar, ka sjellë detaje të reja.

Familja e dorasit ka kërkuar besë për ngjarjen, por deri tani nuk ka arritur ta marrë atë.

Gazetari Avni Berisha, i cili ka raportuar për ngjarjen duke qenë nga i njëjti qytet, ka ndarë detaje mbi situatën dhe kërkesën e familjes për besë, pasi një anëtar i familjes ka dhënë besën, ndërsa tjetri ka refuzuar ta japë.

spot_img

Rron Kastrati, psikolog, ka komentuar poashtu  mbi situatën dhe ka theksuar se shoqëria duhet të shmangë dhunën dhe të përqendrohet më shumë në edukimin e fëmijëve, duke e konsideruar atë si një nevojë të theksuar.

Sipas tij, mungesa e planeve operative dhe praktikat institucionale të dobëta janë faktorë që ndikojnë në pasojat e dhunës, siç është vrasja e dy të rinjve, duke shtuar se këto ngjarje janë rezultat i mungesës së ndërgjegjësimit shoqëror dhe pasivitetit të institucioneve në parandalimin e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit