Dumnica e Epërme u ndriçua sot nga një vizitë e veçantë që do të mbetet gjatë në kujtesën e banorëve të saj.
Shejh Bandar Baleela, Imami i Qabes – një nga figurat më të rëndësishme të botës islame – ishte mysafir nderi në këtë fshat të Vushtrrisë.
Vizita u bë në konakun e ndërmarrësit të njohur Naser Imeri, i cili e cilësoi këtë ditë si një nder dhe privilegj të rrallë jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë komunitetin lokal.
“Vizita e tij bekoi jo vetëm konakun tonë, por të gjithë vendin tonë me dritën e dijes, besimit dhe dashurisë për Zotin”, u shpreh Imeri në një postim publik.
Ky takim u përjetua me emocion të veçantë nga banorët e Dumnicës dhe besimtarët, duke e konsideruar praninë e Shejh Baleelës si një bekim shpirtëror dhe një moment të paharruar për të gjithë zonën