Aktorja e Gossip Girl, Chanel Maya Banks, pak ditë më parë u raportua e humbur nga familja e origjinës, e cila pretendonte se bashkëshorti i saj mund t’i kishte bërë diçka.
Mirëpo së fundmi ajo u gjet e sigurt në Teksas dhe për këtë situatë të çuditshme, pritet të japë një intervistë.
“Siç e shihni, unë jam gjallë ”, tha aktorja, duke mohuar pretendimet e disa të afërmve të saj se ajo ishte ende e zhdukur dhe se ishte zëvendësuar nga një mashtrues.
“Intervista po vjen”, theksoi ajo teksa po grimohej. Banks, e cila është shfaqur edhe në serialin “Blue Bloods”, nuk ka treguar se kur do të transmetohet intervista dhe në cilën platformë do të publikohet, por pritet së shpejti.