spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Familja e kishte shpallur të zhdukur, gjendet pa shenja jete 35 vjeçari Ermali Saliu

Ermali Saliu, 35-vjeçari që kërkohej nga familjarët, për fat të keq është gjetur i pajetë në fshatin Pjezë, Shijak, pas disa orësh kërkimesh nga familjarët dhe autoritetet.

Saliu, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa të martën në mëngjes, është gjetur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas informacionit të dhënë nga familjarët, Ermali ka dalë nga shtëpia dje rreth orës 8 të mëngjesit dhe është parë për herë të fundit te rruga “Endri Keko” në Tiranë, përballë një pastiçerie.

Ai mbante veshur një xhup të zi, tuta sportive dhe atlete të bardha. Familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur, duke dhënë një numër telefoni për çdo informacion.

Sipas Policisë, trupin e tij e kanë gjetur në fshatin Pjezë, dhe hetimet paraprake dyshojnë për një vetëvrasje.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se ai ka pasur probleme të shëndetit mendor, sipas deklaratave të familjarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit