spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

​Fahrije Hoti thërret konferencë “për të demantuar” ministrin Peci

Udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti do të mbajë të hënën konferencë për media për të demantuar ministrin e Bujqësisë Faton Peci se ndaj saj më 2017 ishte ngritur një padi për kthimin 17.800 eurove.

Hoti tha se akuzat janë të pavërteta, andaj do të prezantojë fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime.

“Kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga Peci”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Konferenca mbahet në sallën e konferencave “KB KRUSHA”, duke filluar në ora 11:00.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit