spot_img
Friday, December 27, 2024
spot_img

Fadil Geci: Kemi qenë të ndarë në dy grupe, unë me Ibrahim Rugovën për shtet, disa këtu për pushtet

Fadil Geci, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se në Kosovë kanë qenë dy grupe, njëri për shtet e tjetri për pushtet.

Geci tha se në grupin e parë ka qenë ai së bashku me anëtarët e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ndërsa, në grupin e dytë sipas tij bëjnë pjesë disa prej të akuzuarve në Hagë, e që sot ai është aty për t’u ballafaquar.

“Organizimi shtetëror, mbrojtja e Kushtetutës, lufta brenda sistemit, aso çfarë e kishim, ka qenë një drejtim që kemi qenë tanë unik. 99 %  e popullit të Kosovës kemi qenë një vend edhe dikur në momentin pas Jasharajve kanë ardhë një grup prej jashtë që e përfaqësonin një grup, që janë disa këtu e disa që janë kanë mrena dhe na kanë përça popullatën në përgjithësi se në Kosovë kanë qenë dy grupe, njëri për shtet e tjetri për pushtet”, tha Geci.

Ai shtoi se grupit të parë i ka prirë ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“E grupi që ka qenë për shtet jam unë në krye me presidentin Ibrahim Rugova- po mbaj përgjegjësi për Drenicën. Kurse, grupi që ka qenë për pushtet janë disa këtu që po i shoh dhe të na shpjegojnë qysh çka, e unë jam këtu për me u ballafaqu me ta”, tha Geci.

Sipas Gecit, grupi i dytë ka qenë më ngjyrim marksist-leninist që e ka pasur “kokën” në Rusi, e që janë quajtur LPK. Ndërsa tha se grupi tjetër është ai i LDK-së që e ka pasur kryesinë në Amerikë.

“Grupi i parë e ka quajt Amerikën armik, kurse ne kemi thënë se vetëm Zoti dhe Amerika-anglo-amerikanët së bashku me popujt demokratik kanë me na arritë me na çliru. Unë e kam mbrojtë këtë drejtim”, u shpreh Geci.

Gjithashtu, dëshmitarit iu prezantua një dokument që sipas prokurorit James Pace, është një intervistë e Komandant Selimit (Sylejman Selimit). Ai tha që nuk i ka parë këto shënime më përpara, deri tash në Hagë.

Prokurori tha se intervistuesi e pyet Selimin se cilët njerëz përbënin bërthamën e Prekazit dhe fshatrave të tjera, që më vonë do të merrte strukturë ushtarake dhe do të shtrihej në tërë Drenicën.

Më pas, Pace shpjegoi se përgjigja e Selimit ishte se grupin e hershëm të luftëtarëve të Prekazit e përbënin : Adem Jashari, Hamëz Jashari, Sahit Jahari, Sami Lushtaku dhe Fadil Kodra.

Tutje, prokuroi tha se përgjigja e Selimit ishte që Ademi ishte nip i Gecajve të Llaushës e që Jetullah Geci, Sejdi Geci, Xhevahir Geci dhe Osman Geci ishin luftëtarë të parë Llaushë.

Ndonëse fjala ishte për Sylejman Selimin, dëshmitari e ngatërroi se kush ishte i intervistuari, duke menduar se ishte i akuzuari Rexhep Selimi.

“Është e vërtetë që disa janë ndër të parët, por i ka harru Rexha do, se luftëtarë përpara tanë këtyre edhe përpara Rexhës vetë është Gani Geci. E ka harru me qëllim sigurisht ose po du me thanë gabim, ka harru kështu diçka kumedit çka është ba e ka lanë anash. Familja Geci, vëllezërit Geci janë ndër të parët përpara të gjithëve këtyre në tana proceset edhe te Adem Jashari, edhe te lufta, edhe te paqja, edhe gjithkund. Jam këtu, le t’më pyesin e ju tregoj”, tha Geci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, e para ishte familja e Adem Jasharit, pastaj ajo Geci.

Me kërkesë të avokatit të Rexhep Selimit, Robert Geoffrey, u sqarua që intervista ishte bërë me Sylejman Selimin dhe jo me të akuzuarin.

Një gjë të tillë e vuri ndër dije edhe prokurori Pace, i cili tha se është e saktë që intervista është bërë me Sylejman Selimin.

Po ashtu, gjatë dëshmisë, dëshmitari tha se pasluftës e ka njohur një person me emrin Maxhun Smajli dhe sipas tij, ka qenë gazetar gjatë luftës e që është djalë i mirë.

Fillimisht, Gecit iu prezantua një fotografi, për të cilën tha se nuk e di kah është marrë, por që i njeh përafërsisht personat në të.

Sipas prokurorit Pace, në përshkrim të fotografisë thuhet që janë Esat Geci, Fadil Geci, Besim Dajaku dhe Sami Hajri.

Kur u pyet për Esat Gecin, dëshmitari tha se të gjithë djemtë e vëllait të tij kanë qenë në luftë.

Për Besim Dajakun, dëshmitari tha se ai ka qenë pjesëmarrës në luftë dhe kontribues deri sa është vra paslufte.

“Deri sa është vra nga disa forca që tash po dihet se nga kanë ardhë. Ka qenë truproje e presidentit Ibrahim Rugova”, tha dëshmitari.

Ndërsa, kur u pyet për Sami Hajrën, nuk u dëgjua përgjigja e dëshmitarit për shkak se foli përpara se të hapet mikrofoni.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Geci tha se nuk ka qenë pjesë e zinxhirit komandues.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit