uropa League ka luajtur ditën e dytë të ndeshjeve në formatin e saj të ri pa grupe.
Kryesfida e mbrëmjes ishte ajo mes Romës dhe Athletic Bilbaos, e cila nuk solli fitues. Të parët që kaluan në avantazh ishin verdhekuqtë me anë të Dovbyk në minutën e 32’, por baraspesha u rikthye nga Aitor Parades në minutën e 85’.
Ajax dhuroi spektakël përballë Besiktas në shtëpi duke fituar me rezultatin 4-0, ndërsa kampionët e Ligës së Konferencës, Olympiacos, u mposhtën 2-0 në transfertë nga Lyon.
Në Gjermani “shpërthyen” golat. Me Frankfurt që barazoi 3-3 me Viktoria Plzen, teksa Braga arriti të përmbyste në fund Maccabi Tel Aviv me rezultatin 2-1.
REZULTATET:
ROMA 1-1 ATHLETIC BILBAO
AJAX 4-0 BESIKTAS
BRAGA 2-1 MACCABI TEL AVIV
EINTRACHT FRANKFURT 3-3 PLZEN
FCSB 4-1 RFS
LYON 2-0 OLYMPIACOS