Monday, July 7, 2025
spot_img

EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon Kallasit të gjitha dokumentet nga koha kur kishte mandat ekzekutiv

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX.

Sipas Presidencës, Osmani ka theksuar se “ky mandat teknik, pra pa fuqi ekzekutive, mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies”.

Në letrën e saj drejtuar Kryediplomates së BE’së, Kaja Kallas, Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv.

“… gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit