spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Eskorta e Kurtit gjuhet me vezë në Skenderaj, dalin pamjet – reagon edhe kryetari i LVV-së

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Burime të sigurta brenda institucioneve lokale konfirmojnë se gjatë lëvizjes së eskortës së Kryeministrit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i VV-së në Sknderaj, Hysni Mehani.

“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skenderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”, ka shkruar ai, derisa ka ndarë edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit