Fatmir Limaj, kryetari i NISMËS Socialdemokrate, ka tronditur ujërat politike në Kosovë me kërkesat e tij të guximshme në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Burime bëjnë të ditur se Limaj i ka kërkuar Albin Kurtit postin e Kryetarit të Kuvendit, tre ministri kyçe dhe po ashtu tre zëvendësministra, në kuadër të negociatave për formimin e Qeverisë së re.
Takimi mes Limajt dhe Kurtit janë zhvilluar të premten dhe të shtunën, dhe burimet tregojnë se diskutimet janë në rrjedhë, përfshirë edhe pozitat në borde shtetërore, ndonëse marrëveshja ende nuk është finalizuar.
I vetmi që deri më tani ka dalë hapur kundër këtij bashkëpunimi është Zafir Berisha, një figurë me ndikim të konsiderueshëm në Prizren, duke e komplikuar më tej situatën brenda NISMËS.
Limaj, i cili që nga shkurti ka shprehur gatishmëri për bisedime me Vetëvendosjen në emër të bashkimit politik dhe interesit të përgjithshëm, tani po synon një rol vendimtar në qeverisjen e ardhshme – çka pritet të shkaktojë reagime të forta në kampin opozitar dhe brenda vetë LVV-së.