Është spekuluar shumë sa i përket ngjarjeve që rrodhën pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi. Madje është thënë se fytyra dhe trupi i tij është dëmtuar në forma të ndrysmë edhe pas vrasjes. Por këto pretendime janë hedhur poshtë që në ditën e parë kur në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka nisur t’i bëhet autopsia e 39 vjeçarit.
Që në fillim është konstatuar se nuk ka dëmtim të trupit të Hajrizit përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes.
Merret vesh nga burimet e afërta me procesin e autopsisë, se Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup. Në këtë rast hedhet poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje.
Burimet kanë treguar se tepër emocionues ka qënë momenti kur nëna është afruar të trupi i Fatonit.
“E puthi në ballë, bisedojke me të por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim.
Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00.