Deklarata e Ronela Hajatit në lidhje me skandalin “Diddy” ka bërë bujë të madhe së fundmi në rrjetet sociale dhe ka nxitur me mijëra komente.
Njekësit i kërkuan Ronelës që t’i bëjë publikë emrat, ose të heshtë.
Kjo e fundit ka reaguar sërish përmes një postimi në Insta Story, ku tha se Diddy është një maniak me miliarda.
Ajo ka theksuar se ka emra që i ngjasojnë Diddy-t e mbase ka më të keq si ai.
“I gjeni nëpër gazeta përditë”, ka shkruar mes tjerash ajo, duke nënkuptuar se përmes deklaratës paraprake nuk e ka pasur fjalën vetëm për VIP-at e estradës, por edhe njerëzit e thjeshtë.