spot_img
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Është e pakuptimtë të thuhet kjo për Xherdan Shaqirin

Pesë gola të shënuar, shtatë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Është e pakuptimtë të thuhet se Xherdan Shaqiri në 12 ndeshjet me Baselin këtë edicion nuk ka lënë gjurmën e tij.

Jo më kot klubi i tij është lider i Superligës së Zvicrës, shkruan të martën sajti zviceran “rts.ch”.

Duke u kthyer si një yll në “St. Jakob-Park” më 16 gusht, Xherdan Shaqiri është i sigurt në synimet e tij.

“Gjithmonë ka rrezik kthimi, por unë kam besim në veten time, kam guxim dhe e di se çfarë dua”.

Ish-futbollisti i Zvicrës synon titullin e kampionit.

“Shaqiri tashmë ia ka dhënë një shtysë klubit, tifozëve dhe qytetit të Baselit”, thotë trajneri Fabio Celestini.

Është i qartë “efekti Shaqiri” në Basel.

“Ai na ndihmon çdo ditë”, thotë mbrojtësi  Nicolas Vouilloz.

Shaqiri, 33-vjeçar, që po kalon formë të mirë, me fanellën e Baselit ka shënuar edhe një gol për Kupë të Zvicrës.

Shaqiri kishte karrierë impresive me kombëtaren, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë.

Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit