Eris Bajra arriti të fitojë titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të lehta.
Kosovari që ka nënshtetësi të Zvicrës, u rrah me Raul Ugueto, ndërsa gjatë ndeshjes shihej se godiste mirë me dorën e majtë.
Të dy boksierët u rrahën mirë dhe ndeshja ishte me vetëm pak pikë dallim në vlerësimin e gjyqtarëve.
23-vjeçari ka gjithsej shtatë fitore me këtë që e arriti sonte, dhe një humbje.
“Ajka” e meçeve të kësaj nate do të jetë kur nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, do të hyjë në ring me synimin për të fituar titullin “WBO Intercontinental”.