Monday, May 12, 2025
spot_img

“Erdhi një Range Rover”, kopshtari i ‘Golden Resort’ tregon si u zhduk trupi i Jan Prengës: Më kërkuan kazmë e lopatë, ishte edhe Altin Hajri

Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit “Golden”, ka treguar detaje në sallën e gjyqit nga zhdukja dhe vrasja e Jan Prengës në janar të vitit 2021.

Festim Bexhdili tha gjatë seancës se teksa ka qenë duke punuar në kompleksin “Golden” në Shijak, kishte parë një mjet Range Rover të futej në garazh nëntokësor nga i cili kanë zbritur 4 persona të armatosur. Kopshtari shprehet se më pas, iu është afruar dhe i ka pyetur se çfarë kërkonin, ndërsa ata iu përgjigjën se donin 4 bidona me ujë.

Ai tregon gjithashtu se personat nuk i ka identifikuar dhe se nuk i njihte por referuar dialektit të tyre ishin nga veriu. Festim Bexhdili është bindur urdhrave të tyre edhe për zhvendosjen e një trupi të pajetë nga Range Rover drejt një automjeti Fiat Doblo, automjet në pronësi të kompleksit.

I pyetur nga prokurorët në sallë, kopshtari tha se ishte ndjerë i frikësuar dhe iu bind urdhrave të tyre për të zhvendosur trupin në automjet. Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit Behar Dibra, ai ka pasur kontradikta në dëshminë e tij.

Festim Bexhdili është larguar me të njëjtin mjet nga kompleksi. Përpos pamjeve filmike në sallën e gjyqit ai ka thënë se nuk është larguar me atë automjet por me një tjetër. Bexhdili pretendoi se kishte gabuar kur kishte thënë që trupi ishte zhvendosur nga Range Rover në Fiat Doblo, ndërsa përfshiu edhe një mjet të tjerë. Pra nga Range Rover te një Mercedez dhe më pas te Fiat Doblo.

“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj.

Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, thuhet në dëshminë e tij.

Ai ka përmendur edhe praninë e Altin Hajrit i dyshuar dhe i pandehur për këtë ngjarje, ku sipas tij gjatë kohës që këta persona ndodheshin në garazhin nëntokësor u kishte kërkuar llogari 4 personave që ndodheshin në garazh.

Në GJKKO u zhvillua seanca e radhës për Dritan Rexhepajn dhe disa të tjerëve të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës të ndodhur në janar të vitit 2021. Në këtë proces përveç Dritan Rexhepajt i cili është ekstraduar së fundmi në Shqipëri, të tjerët gjykohen në mungesë.

Në seancën e sotme në kafazin e xhamtë bashkë me Rexhepajn ka qenë edhe Festim Beçdili i akuzuar, gjykuar e dënuar në një proces të ndarë të veçuar. Bexhdili kopshtar në kompleksin “Golden” ka dëshmuar momentet e fundit. Ai është i dënuar më herët me burgim të përjetshëm ndërsa po rigjykohet në Apelin e Posaçëm pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë se kanë kaluar 5 vite nga zhdukja dhe rrëmbimi i Jan Prengës, i cili u dhunua, torturua më pas u dërgua i pajetë në “Golden Resort” në pronësi të Altin Hajrit nga ku u nxor me një furgon të bardhë dha akoma e sot nuk dihet çfarë ka ndodhur me trupin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit