Sunday, October 13, 2024
spot_img

Era Istrefi arrestimin e Nojzit e shehë si përçarje mes Kosovës e Shqipërisë

Ndonëse ka shkruar vetëm një fjali, nuk ka mundur që atë ta finalizoi pa gabime drejtshkrimore. Në vend se ta shkruante perçarje, Istrefi e ka shkruar përqarje.

Por, ku e shehë ajo përçarje në “analizën” e saj për rastin e Nojzit.

Duket se ajo beson se arrestimi i një prej qindra këngëtareve mund të shkaktoi përçarje mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Deri më tash askush nuk e ka vërejtur këtë rrezik kaq të madh.

Megjithatë, Era nuk ka qenë e vetmja që ka bërë postim të pavend nga estrada. Ka qenë edhe Tayna që ka bërë një postim qesharak.

“Pranoi sukseset e tjetrit”, ka shkruar ajo duke iu referuar arrestimit të Nojzit, përkundër faktit që reperi është i arrestuar për dhunë dhe askush nga prokurorët nuk ka qenë reper në të kaluarën për ta xhelozuar suksesin e Nojzit.

Reperi i famshëm shqiptar Noizy dhe Dj Crax kishte rënë në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.

Edhe pse Noizy e dinte se ishte shpallur në kërkrim, ai sërish iu drejtua lokalit të natës ku kishte mbyllur datën e koncertit të radhës.

Noizy akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.

Procedurat për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax-it në Kosovë, kanë nisur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit