Për kapjen e Enver Sekiraqës, policia kishte urdhëruar mobilizim në çdo pikë kufitare.
Por ai, që 5 muaj më parë i iku drejtësisë kosovare, ka të ngjarë se në ndërkohë ka qëndruar në gjykatoren e Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ka dëshmuar në gjykimin e katërshes së UÇK-së, lidhur me mbajtjen e tij gjatë luftës në një qendër ndalimi në Majac.
Dyshimet u ngritën këtë të enjte kur avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesfari Alagendra e pyeti Nuredin Ibishin, ish-komandantin e Brigadës 151 që përfshinte edhe Majacin, nëse ka njohuri se Sekiraqa është i arratisur nga drejtësia që e gjykoi me 25 vjet burgim për shtytjen e vrasjes së policit Triumf Riza.
Por, para se arratisja e Sekiraqës të kërkohej për t’u pranuar si provë, ndërhyri gjyqtari Gueanël Metroux.
Dyshimet i vulosi prokurorja Silvia D’Ascoli, kur tha se besueshmëria e Sekiraqës ishte diskutuar me të vetë.
ZPS nuk i ka kthyer ende përgjigje zyrtare Klanit nëse e ka intervistuar Sekiraqën në sesion privat, si shumica e seancave të kësaj vere.