Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur fitoren e partisë CDU/CSU në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë rezultat si një zhvillim pozitiv për Kosovën dhe për të ardhmen e Evropës.
“Fitorja e CDU/CSU në Gjermani është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën!”, ka shkruar Hoxhaj, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi të tij me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.
CDU/CSU ka qenë tradicionalisht një partner i fortë i Kosovës dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e vendit në rrugëtimin e tij euroatlantik.