Për ndeshjen e Kosovës dhe Rumanisë, ende s’ka vendim nga UEFA.
Kështu tha menaxheri për licencim i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Shala.
“Akoma nuk ka vendim për ndeshjen në Rumani nga UEFA. Ne kemi deponuar të gjitha dëshmitë, ndërsa ekipi ynë ligjor po punon fort për të sjell drejtësinë në vend”, u shpreh ai.
Shala tutje theksoi se Kosova nuk do të lejojë të ofendohet asnjëherë, as në baza racore dhe as në ndonjë bazë tjetër.
“FFK beson në drejtësi, dhe ne nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtën tonë”, thuhet gjithashtu në komunikatë.