Rikthimi i Xherdan Shaqirit në Basel është shumë më tepër se një transferim i thjeshtë futbolli, shkruan shefi sportiv i mediumit zviceran “Blick”, Emanuel Gisi.
“Unë jam afër lotëve”, – më shkroi një mik nga Baseli javën e kaluar”, shkruan më tej.
Transferimi i vitit, ose të paktën i dekadës. Dashuria e pakushtëzuar që po merr aktualisht njeriu me këmbën e majtë magjike në botën e futbollit.
“Gjithçka është ndryshe me Shaqirin tani.
Me të është kthyer një pjesë e FC Baselit të vjetër, të madh dhe të suksesshëm. Shaqiri dhe Basel: Kjo është një histori e madhe dashurie”, shkruan më të tjera.