Elton Ilirjani ka ndarë një lajm të mirë për këngëtaren e shumë komentuar së fundmi, Parashqevi Simaku.
Përmes Instagramit, ai ka bërë të ditur se Simaku tashmë po menaxhon 100% llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
“Parashqevi Simaku kontrollon dhe menaxhon 100% Instagramin e saj!”-shkruan ai, duke na treguar se artistja është rikuperuar, e se po ndjek online çdo gjë që thuhet për të.
Kujtojmë se Simaku qëndroi për tre javë në psikiatri, aty ku mori veten pas takimit të bujshëm që e pati me të birin e saj.
Llogarinë e saj si dhe njoftimin e Ilirjanit mund t’i shihni mëposhtë.

