spot_img
Saturday, March 15, 2025
spot_img

Elezi: Radojiçiq ka arritur në presidencën e Vuçiqit – zbulohet skenari i rrezikshëm!

Studentët pritet të nisin protesën e paralajmëruar në Serbi.

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi thotë se sipas informacioneve Milan Radoiçiq ka arritur në presidencën e Vuçiq-it.

Ai thotë se protesta dhe kundërprotesta në aspektin e sigurisë trajtohen si skenare të luftës civile.

“Vuçiq dhe Moska janë të interesuar për destabilizimin e Serbisë me qëllim të destabilizimit të gjithë Ballkanit Perëndimor”, shkruan ndër tjera Elezi.

Postimi i plotë:

Milan Radojiçiq i shpallur Nongtara nga SHBA-ja, dhe i kërkuar nga drejtësia e republikës së Kosovës, sipas informacioneve nga burime mirë të informuara, paska arritur në presidencën e Vuçiq.

Informacionet se presideti i Sërbisë Aleksandër Vuçiq ka angazhuar terroristin Milan Radojiçiq për ta mbajtur atë nga protestuesit tregon qartë se Vuçiq është në krye të grupeve terroriste e kriminale.

Serbia dhe Beogradi zyrtarë sot do të sfidohet seriozisht, ngase protesta dhe kundërprotesta në aspektin e sigurisë trajtohen si skenare të luftës civile. Vuçiq dhe Moska janë të interesuar për destabilizimin e Serbisë me qëllim të destabilizimit të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Institucionet e inteligjecës së Republikës të Kosovës si dhe atyre ndërkombëtare duhet shtuar vigjilencën dhe poashtu duhet trajtur me kujdes zhvillimet në Serbi, si dhe të ndërmerren operacione konkrte, kështu duke shtuar kontrolle për gjithë vijës kufitare me Serbi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit