spot_img
Saturday, December 28, 2024
spot_img

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh, Murati: 140 milionë euro në një ditë të vetme


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë procesuar pagat e shërbyesve publikë dhe shtesat prej 100 euro për të gjithë fëmijët deri në 16 vjec si dhe për të gjithë përfituesit e skemave pensionale, duke përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.

Murati në një postim në Facebook ka thënë se janë mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë.

Statusi i plotë:

Pas një pune maratonike të stafit në MFPT sot kemi procesuar transferin e:

– pagave për shërbyesit publikë,

– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç që marrin shtesa, si dhe

– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë përfituesit e skemave pensionale, përfshirë edhe skemat e kategorive të luftës.

Mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë. Gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.

Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës.

Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit