spot_img
spot_img
Friday, January 17, 2025
spot_img
spot_img

Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot, se rreth mesditës, në pikën kufitare Sremska Raça është realizuar ekstradimi nga Bosnja dhe Hercegovina në Serbi i personit Z.R. (39), i cili ka organizuar kalimin kufitar të Faton Hajrizit për në Serbi, i cili më 18 korrik 2024, në Loznicë, vrau inspektorin policor të policisë kufitare, Nikola Krsmanoviq.

“Sot, rreth mesditës, në pikën kufitare Sremska Raça, është realizuar ekstradimi nga Bosnja dhe Hercegovina në Serbi i personit Z.R. (1985). I përmenduri kërkohet bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Loznicë për përfundimin e procedurës penale për veprën penale kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe trafikim i qenieve njerëzore”, tha ministri serb në deklaratën e tij.

“Bëhet fjalë për një person që ka organizuar kalimin tranzit të Faton Hajrizit për në Serbi, i cili më 18 korrik 2024, në Loznicë, vrau inspektorin policor të policisë kufitare, Nikola Krsmanoviq”, shtoi Daçiq, raporton nova.rs.

spot_img

Kujtojmë se Krsmanoviq u vra në hyrje të Loznicës, afër restorantit “Loznicka Noc”, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti me targa të Tutinit, dhe gjatë këtij rasti u plagos kolegu i tij, Vjekoslav Iliq (50).

Në ta ishte raportuar se kishte shtënë me armë zjarri Faton Hajrizi, i cili u vra nga policët serbë pas më pak se 40 orësh, në shpatet e malit Guçevo.

Ndryshem, Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit