spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Ekstradohet në Kosovë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçares në Prizren më 2013

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar në Britani të Madhe dhe është ekstraduar në Kosovë, 31-vjeçari me inicialet S.H, i cili dyshohet për vrasjen e një 19-vjeçareje në Prizren më 4 qershor të vitit 2013.

Siç njofton Policia, të dy vëllezërit shtetas të Shqipërisë kishin qenë për një kohë të gjatë në arrati.

Njëri ishte arrestuar më herët dhe ishte ngritur ndaj tij kallëzim penal, ndërsa 31-vjeçari është arrestuar më 30 gusht dhe është dërguar në paraburgim.

“Me datë 04.06.2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren ka ndodhur një “vrasje e rëndë”. Në atë kohë dy të dyshuar vëllezër kanë vrarë viktimën femër 19 vjeçe.

Në atë kohë pas veprimeve operative hetimore janë identifikuar kryesit e veprës.

Dy të dyshuarit vllezër, shtetas të Shqipërisë për një kohë kanë qenë në arrati, njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati. Sektori Rajonal I Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme kanë arrit që të marrin informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe. Në bashkëpunim me policin e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arrit që të arrestohet dhe të ekstradohet I dyshimti”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është mbrojtur në heshtje teksa u intervistua nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës.

“Dje me datë 30.08.2024 i dyshimti është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës, I i dyshuari është mbrojtur në heshtje. Me vendim të prokurorit kujdestar I dyshuari S.H. tani 31 vjeçar I dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit