spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Eksperti, mesazh institucioneve për Urën e Ibrit: Kujdes!

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi thotë se veprimet e Qeverisë mund të shkaktojnë jo siguri për pjesën e Mitrovicës lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Ai tha se Kosova s’duhet ti jap Serbisë arsye që të ushtrojë aktivitete, të cilat destabilizojnë vendin.

“Institucionet duhet të kenë kujdes në veprimet e tyre të cilat mund të shkaktojnë pa siguri. Situata  e sigurisë është mjaft e brishtë dhe ekziston rreziku që Serbia të organizojë aktivitete të dhunshme, atëherë ne duhet të kemi kujdes të shtuar që mos të krijojmë arsyetimin e Serbisë për të përdorur Komunat me shumicë serbe për të ushtruar aktivitete, të cilat do ta destabilizonin jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin”.

spot_img

Elezi tha se veprimet politike nuk duhet të merren në aspektin e sigurisë.

“Duhet të veprojmë krahas zhvillimeve e jo politikisht se nuk është politikë ajo që duhet të determinoj zhvillimin e sigurisë. Kurti duhet të koordinohet me faktorin ndërkombëtar dhe me institucionet tona të sigurisë për të parandaluar ndonjë tension të mundshëm”, përfundoi ai.

Tema për hapjen e urës ishte diskutuar në takimin e para rreth dy javësh që Kryeministri Albin Kurti e kishte me ambasadorët e shteteve të QUINT’it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, kishte njoftuar Zyra e Kryeministrit pas atij takimi.

Një ditë pas këtij takimi, Kryeministri Kurti kishte deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt.

“Askush nuk mund të thotë që kjo nuk është një gjë e mirë dhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të kemi paqe e siguri për të gjithë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit