spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Eksperti i sigurisë: Të ndërhyjë EULEX-i ose KFOR-i në rastin e Faton Hajrizit

Eksperti i sigurisë, Faik Berisha, thotë se në rastin e Faton Hajrizit duhet të ndërhyjë EULEX-i ose KFOR-i.

Sipas tij, KFOR dhe EULEX kanë kompetenca për të kryer bashkëpunim me Serbinë, në mënyrë që të mos përshkallëzohet ky rast nga Serbia.

“Unë fillimisht rastin e kam parë të rrezikshëm, kam kërkuar nga mediat që të ndërhyjë EULEX-i ose KFOR-i, të dyja bashkë sipas rezolutës kanë kompetenca për të kryer një bashkëpunim edhe me Serbinë, pasi mund të përshkallëzohej situata dhe mund të përdorej ky rast nga Serbia për ta paralizuar rastin e punonjësit të Policisë së Kosovës heroit Afrim Bunjakut”, tha ai.

Njohësi i sigurisë tha se Serbia qëllimisht po e vonon procesin për kthimin e trupit të Faton Hajrizit.

“Nëse do të kishim një vrasje me përpjekje me policinë atëherë nuk kishte pse të ishte i dëmtuar trupi. Unë mendoj që vonesat kanë të bëjnë me luajtje ndjenjash të popullit të Kosovës dhe për të hupur mundësitë dhe për të parë nga afër se a është ekzekutuar…”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit