spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Eksperti i sigurisë ngre dyshime: Ja kush me para të mafias po e mbështet ekstremizmin fetar tek shqiptarët

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se “Institucionet e zbatimit të ligjit të ndikuar nga Moskva dhe Beogradi zyrtar, dyshohet se po kultivojnë ekstremizmin fetar në trojet shqiptare”.

Sipas tij: Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre, përmes aktiviteteve të spiunazhit, kultivojnë radikalizmin dhe ekstremizmin fetar i cili shpie në terrorizem, me qëllim të etiketojnë shqiptaret si burim i josigurisë apo cënim i sigurisë në gadishullin Ballkanik dhe Bashkimin Europian.

Elezi ka deklaruar se “burim i këtyre parave është trafikimi me qenie njerëzore dhe trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Trafikimi me qenie njerzore, poashtu trafikimi i lendëve narkotike burim kryesor i finacimit të ekstremizimit dhe terrorizmit fetarë.

Shërbimet sekrete sërbe dhe ato ruse, kanë arritur marrëveshje bashkpunimi me pjestarët e oranizatave terroriste për teritore të reja në gadishullin ballkanik dhe BE.

Plaqkat e luftës në Siri dhe Irak nga ISIS, kaluan nëper koridoret e trafikimit me qenie njerzore si nga Turqia në Bullgari, për të arritur në Sërbi. Këto mjete u vendosën në dispozicion të klanit të Zemunit, më pas filluan të investohen nga mafia sërbo ruse në Vienna të Austrisë për të vazhduar në Paris, Berlin dhe Bruxel.

Ka dyshime serieze se nga përfitimet e këtyre aktiviteteve kriminale finacohen aktivitetevet ekstremiste të ISIS në shtete të ndryshme të Ballkan dhe BE. Institucionet e zbatimit të ligjit të ndikuar nga Moskva dhe Beogradi zyrtar, dyshohet se po kultivojnë ekstremizmin fetar në trojet shqiptare.

Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre, përmes aktiviteteve të spiunazhit, kultivojnë radikalizmin dhe ekstremizmin fetar i cili shpie në terrorizem, me qëllim të etiketojnë shqiptaret si burim i josigurisë apo cënim i sigurisë në gadishullin Ballkanik dhe Bashkimin Europian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit