spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Eksperti i komunikacionit: Sjelljet e dasmorëve në komunikacion janë mjaft shqetësuese

Eksperti i komunikacionit, Selman Kolgeci, është deklaruar në lidhje me çështjen e kolonave të rrugëve të krijuara nga dasmorët.

Ai në një prononcim thotë se sjelljet e udhëtarëve gjatë lëvizjes së automjeteve në komunikacionin rrugor ndikojnë në sigurinë e vetë udhëtarëve.

“Sa i përket sjelljes së udhëtarëve gjatë lëvizjes së mjetëve është mjaft shqetësuese sjellja e disa udhëtarëve, zakonisht dasmorëve, të cilët festën dhe gëzimin e shprehin në mënyrë të tillë që qëndrojnë të ulur në dritare dhe në pjesë tjera të automjetit duke kërcyer e duke bërë sjellje të ndryshme, që përpos që janë të ndaluara me ligj ato dukshëm negativisht ndikojnë në sigurinë e vetë udhëtarëve”, tha ai.

“Përgjegjës për këto veprime nuk janë vetëm udhëtarët por është edhe ngasësi i cilisi sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor sanksionohet që i lejon këto veprime”, tha tutje ai.

Sa i përket ligjit për rregullat e komunikacionit, Kolgeci përmend gjobat të cilat mund t’i pasojnë shoferët nëse nuk i respektojnë këto rregulla.

“Sjellja e udhëtarëve gjatë lëvizjes së mjetit, Neni 191: “Gjatë kohës së lëvizjes së mjetit nuk lejohet që personat të kërcejnë, t’i hapin dyert, të dalin me pjesë të trupit jashtë mjetit, të ulen në dritare apo të ngjashme, në pjesë të jashtme të mjetit ose në mjete të bashkëngjitura. Ndryshe nga paragrafi 1. i këtij neni, lejohet transporti i personave në pjesën e jashtme të mjetit të transportit dhe të rimorkios të cilët kryejnë punë me mjete speciale, si: shërbimet e zjarrfikësve, pastruesit e qyteteve apo të ngjashme, nëse në ato mjete është montuar platforma për të qëndruar në këmbë dhe për mbajtje. Në raste të tilla, mjetit nuk i lejohet të lëvizë me shpejtësi më të madhe se tridhjetë (30)km/h. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëqind (100) euro, personi i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij neni. Për të njëjtën kundërvajtje dënohet me njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe i shqiptohet një pikë negative edhe shoferi i mjetit në të cilin gjendet personi që ka shkaktuar kundërvajtjen. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyzet (40) euro, shoferi që e tejkalon shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes sipas paragrafit 2. të këtij neni”, përfundoi Selman Kolgeci. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit