Asociacioni po mbetët një nga pikat më të ndjeshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Kërkesa e vazhdueshme nga Serbia që Asociacioni të pranohet nga Kosova ka arritur të sjellë shpeshhere edhe reagime të mëdha.
Së fundmi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua ditë më parë në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ai ri-përsëriti se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve”.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim ka folur eksperti austriak, Gunther Fehlinger.
Ai fillimisht përgëzon Kosovën për njohjen e re nga Kenia e më pas bënë lidhshmërinë se kjo njohje tregon se Kosova mund të bëjë progress edhe pa Asociaiconin.
Sipas tij, njohja e Kosovës nga Kenia turpëron 10 kombet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën dhe e bën të qartë se kushtëzimi i njohjes nga dialogu me zotërinë ekzkoloniale dhe shtypëse gjenocidale Serbinë është thjesht e gabuar.
“Së pari më lejoni të përgëzoj Kosovën për njohjen e re nga Kenia.
Kjo tregon se progresi është i mundur pa Asociacionin.
Kjo tregon se Bota e Lirë bashkohet me njohjen e Kosovës.
Njohja e Kosovës nga Kenia turpëron 10 kombet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën dhe e bën të qartë se kushtëzimi i njohjes nga dialogu me zotërinë ekzkoloniale dhe shtypëse gjenocidale Serbinë është thjesht e gabuar.
Përsëri, nuk ka asnjë arsye të justifikueshme pse Kenia mund të njohë Kosovën dhe Greqinë jo…
E njëjta gjë për të gjithë nga Ukraina, Moldavia, Bosnja, Serbia, Qiproja, Armenia, Azerbajxhani, Sllovakia dhe Rumania
Nuk ka asnjë arsye të thjeshtë pse Kenia mund ta kuptojë politikën evropiane dhe disa evropianë të thjeshtë nuk munden”, shpjegoi eksperti austriak.
Sipas ekspertit dialogu nuk ka rezultate pasi Beogradi nuk ka asnjë pikë vullneti për marrëveshje.
Sipas tij, përparim në dialog mund të bëhet vetëm pas ndryshimit të regjimit dhe rënies së Vuçiqit.
“Dialogu është gjithsesi një peshk i ngordhur dhe me erë të keqe në ferr.
Nuk ka asnjë pikë vullneti të mirë në Beograd dhe një dialog kërkon që dy palët të bisedojnë me vullnet të mirë.
Përparimi në një situatë të tillë siç përballemi me Beogradin mund të ndodhë vetëm pas ndryshimit të regjimit dhe rënies së Vuçiqit ose shpërblimit të njëanshëm të palës së mirë – Kosovës dhe ndëshkimit të palës që e ka gabim – Serbisë.
Përderisa shpërblehet ngacmuesi i Serbisë, përparimi është i pamundur”, thotë ai.
Më tej, ai shton se BE-ja duhet ta trajtoj Kosovën si një komb sovran mirëpo që e vetmja mënyrë për përparim është integrimi i Kosovës në BE 2029 së bashku me Ukrainën dhe të gjithë Ballkanin.
“Vendosja e dialogut si kusht për njohjen e Kosovës e bën të pamundur përparimin dhe përforcon bllokadën dhe i jep Serbisë të drejtën e vetos ndaj Kosovës.
Është koha që BE-ja ta trajtojë Kosovën si një komb sovran dhe jo si një adoleshent të egër.
E vetmja mënyrë për përparim është integrimi i Kosovës në BE 2029 së bashku me Ukrainën dhe të gjithë Ballkanin, përveç Serbisë dhe izolimi i Serbisë derisa Serbia të vendosë të kthehet në Perëndim dhe të kushtëzojë anëtarësimin e Serbisë në BE me njohjen paraprake të Kosovës.
E kam fjalën për mënyrat e largëta që mundet Kenia, në mënyrë që Serbia të mund ta njohë Kosovën dhe pasi të bëhet kjo, ka kuptim një dialog i vërtetë ndërmjet fqinjëve të barabartë.
Jo nuk ka
Ndaleni dialogun tani”, përfundoi eksperti austriak, Gunther Fehlinger.