Friday, July 25, 2025
spot_img

Ekskluzive: Zjarr i fuqishëm përfshin objektin e një biznesi në Ferizaj – Dëmet shkojnë deri në 80 mijë euro


Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e së martës një objekt afarist në Ferizaj, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale që kapin shifrën deri në 80 mijë euro,.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, ku është kapluar nga flakët objekti i njohur si Autongjyrosa “Albani”, në pronësi të qytetarit Gezim Kadriu.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, Zjarrfikësit dhe KEDS-i, për të marrë situatën nën kontroll.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është lokalizuar dhe shmangur përhapja në zona të tjera, por dëmet në objektin kryesor kanë qenë të konsiderueshme.

Sipas pronarit, vlera e humbjeve materiale llogaritet të jetë ndërmjet 70 mijë dhe 80 mijë euro, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar fizikisht.

Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Ferizaj ka dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat hetimore dhe me udhëzim të Prokurorit, është inicuar zyrtarisht rasti si “Incident Zjarri”.

Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt teknik apo ndonjë veprim të qëllimshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit