spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Ekskluzive: Zbardhen emrat e të arrestuarve në aksionin antidrogë – këta janë pesë të dyshuarit nga Prishtina dhe Peja

Pas aksionit të koordinuar të antidrogës në disa qytete të Kosovës, Gazeta ka siguruar emrat e pesë personave të arrestuar, që dyshohet se janë të përfshirë në rrjet të organizuar për tregti të substancave narkotike.

Në Prishtinë, burimet tona konfirmojnë se janë arrestuar: Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.

Të dy janë emra të njohur për Policinë dhe Prokurorinë, pasi ndaj tyre vazhdojnë hetime edhe në një rast tjetër që lidhet me drogë të ardhur nga Turqia. Ata janë arrestuar në orët e para të mëngjesit gjatë bastisjeve në banesat e tyre, por nuk është gjetur ndonjë sasi narkotikësh apo provë e drejtpërdrejtë.

Në Pejë, ndërkaq, janë ndaluar: Blerim Sharapolli, Kenan Brovina dhe Abedin Gjakova.

Edhe këta tre persona janë të njohur për hetuesit si të dyshuar të mëparshëm në raste të ngjashme me trafikim të drogës.

Bastisjet në këtë komunë janë realizuar me mbështetjen e Forcave Speciale, ndërsa janë sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumentacion i dyshuar.

Hetimet janë zhvilluar për muaj të tërë, të bazuara në komunikime të përgjuara përmes aplikacionit “Sky ECC”, dhe janë shtrirë sot në Prishtinë, Pejë, Suharekë dhe Viti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit