Saturday, May 10, 2025
spot_img

Ekskluzive: Ky është zyrtari policor djali i të cilit u arrestua sot si i dyshuar për vrasjen e Muhamed Likës

Gazeta mëson ekskluzivisht se djali i një zyrtari policor nga Stacioni i Policisë në Kacanik, është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në një rast të rëndë vrasjeje.

Gazeta mëson se polici është Ibush Murati, djali i të cilit Granit Murati, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e policit Lika.

Murati, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, merr vesh Gazeta se prej një kohe gjendet në pushim mjekësor dhe nuk është aktiv në detyrë.

I njëjti ka shërbyer në njësinë policore të Kacanikut, ndërsa aktualisht emri i tij është përmendur në opinion për shkak të përfshirjes së të birit në një rast tragjik që ka tronditur publikun.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga organet kompetente, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe lidhjeve familjare me një zyrtar të uniformës, çështja është duke u trajtuar me kujdes të shtuar procedural.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit