spot_img
Friday, March 7, 2025
spot_img

Ekskluzive | Ky është personi që u plagos me kallashnikov në Prizren

Fjalosja mes dy të rinjve në rrugën “Durrësi” në Prizren, mbrëmë pas mesnate, eskaloi në të shtëna me armë dhe për pasojë njëri prej tyre mbeti i plagosur. Dy të dyshuarit njihen si problematikë në rajonin e Prizrenit, ndërsa tashmë Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e incidentit në plotni.

Një person i dyshuar tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërsa viktima që u qëllua me armë zjarri ndodhet në spital.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se personi që u gjuajt me kallashnikov është Yll Gashi, 26-vjeçar.

Gashi është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47, ndërsa dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në rast.

Në cilësinë e provave materiale, përveç armës janë sekuestruar edhe karikatorë, fishekë të kalibrit të panjohur dhe një gëzhojë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar hetimi për veprat “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit