Sunday, April 13, 2025
spot_img

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për shembjen e dheut në Veternik, ku mbeti i vdekur një punëtor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku si pasojë e një shembjeje dheu në një kantier ndërtimi, një punëtor ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë.

Burime të besueshme brenda organeve të rendit kanë bërë me dije se personi që është arrestuar në lidhje me këtë rast është Arian Rama. Pas intervistimit nga hetuesit rajonalë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Rasti ka ndodhur më 5 prill 2025, rreth orës 12:30, në rrugën “Gjilani”, mbrapa Albi Mall në lagjen Veternik të Prishtinës. Gjatë punimeve ndërtimore, dyshohet se për shkak të mungesës së masave mbrojtëse e pajisjeve të sigurisë, dheu është shembur duke zënë dy punëtorë.

Fatkeqësisht, njëri nga punëtorët, Fatlum Haradinaj, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u konfirmua i vdekur nga stafi mjekësor. Ndërsa punëtori tjetër, Mufail Kameri, është dërguar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, emergjenca, forenzika dhe Prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe është duke u hetuar me prioritet nga autoritetet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit