Friday, July 25, 2025
spot_img

Ekskluzive: Ky është i riu që u kap dy herë brenda natës me drogë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një rast tejet i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë, ku një i ri është kapur dy herë brenda natës në posedim të substancave narkotike.

Burime të sigurta bëjnë me dije se bëhet fjalë për Robert Blakqorin (24 vjeçar), i cili fillimisht u ndalua nga Policia rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 25 prillit në rrugën “24 Maji”, ku u kap me rreth 3 gramë marihuanë.

Blakqori pranoi se droga ishte e tij dhe substancën e kishte blerë te parku i qytetit.

Pas shoqërimit në stacion policor dhe intervistimit në prani të avokatit, në konsultim me Prokurorin Kujdestar, ndaj tij u iniciua rasti “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe u vendos që të lirohet në procedurë të rregullt.

Por vetëm pak orë më vonë, saktësisht rreth orës 01:00 të datës 26 prill, Robert Blakqori u kap sërish, këtë herë në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku ishte duke lëvizur me një veturë Golf 7 së bashku me tre të rinj të tjerë: Uran Zeqiri (rreth 26-vjeçar), L. Zuka (rreth 23-vjeçar) dhe V. Stanovci (rreth 22-vjeçar).

Gjatë kontrollit, policia gjeti sërish sasi të vogla marihuanë tek Blakqori dhe Zeqiri.

Në këtë rast, pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin Kujdestar, u vendos që Robert Blakqori të ndalohet për 48 orë për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa Uran Zeqiri të lirohet në procedurë të rregullt.

Ky zhvillim tregon qartë një nevojë alarmante për reagim të institucioneve përballë përhapjes së drogës në mesin e të rinjve në Prishtinë.

Hetimet lidhur me rastet janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit