Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Ekskluzive: Ky është i riu që kërcënoi dhe detyroi një grua t’i jepte 50 mijë euro për një vit

Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përdor forcën apo kanosjen serioze për të detyruar personin tjetër të kryej apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në pesë vjet. Për një rast të tillë është arrestuar dje një person në kufi dhe tashmë ndodhet në ndalim.

Një operacion policor ka çuar në arrestimin e të dyshuarit për detyrim, i cili për gati një vit dyshohet se kishte zhvatur një grua duke e kërcënuar me kanosje serioze.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Dardan Sadiku, 31 vjeçar.

Burimet bëjnë me dije se pas një hetimi intensiv dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, mbrëmjen e së martës, në pikën kufitare Muçibabë, është arrestuar në flagrancë i dyshuari.

I njëjti dyshohet se nga 29 maji 2024 deri në momentin e arrestimit, ka detyruar viktimën 31 vjeç, t’i japë shuma të ndryshme parash, duke përfituar rreth 50 mijë euro.

Pas arrestimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit