spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Ekskluzive: Këta janë tre personat e arrestuar pas përleshjes mes tifozërive në ndeshjen Liria-Vëllaznimi

Derbi i Ligës së Parë i zhvilluar ditën e sotme mes Lirisë dhe Vëllaznimit la një shije të hidhur në fund të ndeshjes.

Teksa numër i shumtë i tifozëve ishin të pranishëm në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren për të ndjekur këtë duel, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, megjithatë e gjitha kjo u kthye në një incident me të mbaruar ndeshja.

Skuadra prizrenase triumfoi në këtë duel me rezultat minimal 1-0, por dy tifozëritë, ajo vendase dhe ajo e Gjakovës që kishin udhëtuar, u munduan të “qërojnë hesape” pas ndeshjes.

Tifozët vendas hynë në fushë duke tentuar t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova dhe kësisoj nuk munguan as hedhjet e gjësendeve të forta në fushën me bar.

Për rastin janë arrestuar tre persona dhe siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta janë: Brezjan Dakaj, Diolind Dakaj dhe Omer Pozderi.

Tre të dyshuarit pasi janë shoqëruar në Polici ku edhe janë intervistuar nga hetuesit policorë – me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nga rasti janë lënduar dy persona dhe se hetimet janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit