spot_img
Saturday, January 4, 2025
spot_img

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri në Prishtinë, natën e dytë në qeli për 48 orë

Natën e Vitit të Ri siç ndodhë pothuajse çdo vit u festua me armë e me fishekzjarre. Në plot qytete, nata e mbrëmshme u përcoll me disa incidente me lëndime trupore, por fatmirësisht pa pasoja fatale. Megjithatë, Policia arrestoi disa persona, që do të hetohen për shkaktim të rrezikut dhe armë ilegale.

Ky rast ndodhi në kryeqytet, pak para orës 00:00, kur Policia mori informacionin për të shtëna me armë në lagjen Ulpiana e Re në Hajvali, ku u kapën katër persona të dyshuar.

Personat që përfunduan në Polici si të dyshuar për gjuajtje me armë janë Beqir Imeri, Qazim Aliu, Dritan Makolli dhe Muhamet Imeri.

Ndaj Beqirit dhe Qazimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa dy të dyshuarit e tjera janë lëtë të lirë, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Siç merr vesh gazeta te i dyshuari Beqir Imeri, Policia ka gjetur një armë me municion (rreth 90 fishekë), ndërsa nga Qazim Aliu janë konfiskuar plot fishekë të kallashnikovit, teksa armë e fishekë janë gjetur edhe te i dyshuari Muhamet Imeri.

Policia ka kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarit kryesorë janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është inciuarpër t’u hetuar në drejtim të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit