spot_img
spot_img
Thursday, January 30, 2025
spot_img
spot_img

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që e sulmuan fizikisht policin në Pejë dhe gjuajtën me armë

Hetimi për rastin e tentim vrasjes në Pejë, incident ky që ndodhi dje pasdite në rrugën “Mikel Marku” – ku viktimë është një zyrtar policor tashmë është iniciuar dhe janë identifikuar të dyshuarit. Polici u sulmua fizikisht për motive akoma të panjohura, ndërsa katër të dyshuar tashmë ndodhen në arrati.

Zyrtari policor ishte cak i sulmit jashtë detyrës zyrtare dhe ishte i shoqëruar nga një person, ku të dyshuarit i shkuan dhe e sulmuan.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se pesë personat që po dyshohen për përfshirje në këtë incident janë Veton Kurmehaj, Shkumbim Krasniqi, Demokrat Lajqi, Fisnik Lajqi dhe Dardan Musaj.

spot_img

Gjatë incidentit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Polici nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari Musaj ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë. I njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe  gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur disa gëzhoja, që janë sekuestruar si prova materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa katër të dyshuarit e arratisur po vazhdojnë të kërkohen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit