spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Ekskluzive: Këta janë dy nga të arrestuarit në aksionin antidrogë në Prishtinë – të dyshuar edhe në rastin e drogës nga Turqia

Në kuadër të aksionit të gjerë antidrogë të zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në disa qytete të vendit.

Gazeta mëson ekskluzivisht se në Prishtinë janë arrestuar dy persona të njohur për organet e ndjekjes: Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se të dy të arrestuarit janë subjekt i hetimeve edhe në raste të tjera, përfshirë një çështje që lidhet me trafikim të substancave narkotike të ardhura nga Turqia.

Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar, i cili është nën vëzhgim prej kohësh nga njësitet e antidrogës.

Arrestimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë bastisjeve në lokacione të ndryshme në kryeqytet. Megjithatë, burimet konfirmojnë se gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nuk është gjetur asnjë provë e dyshimtë apo substancë narkotike.

Pavarësisht kësaj, të dy mbahen në ndalim, ndërsa po zhvillohen intervistimet dhe verifikimet e materialeve të sekuestruara në kuadër të hetimeve të vazhdueshme që lidhen me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Aksioni antidrogë ka përfshirë sot Prishtinën, Pejën, Suharekën dhe Vitinë, ndërsa burimi fillestar i hetimeve është platforma e enkriptuar Sky ECC, përmes së cilës janë zbuluar komunikime të dyshuara kriminale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit