Gazeta Kosova.net, ka siguruar aktgjykimin me të cilin ishte dënuar Faton Hajrizi për gjashtë vepra penale.
Ky akgjykim, e kishte shpalluar Faton Hajrizin fajtor si bashkëkryrës për gjashtë vepra penale të vrasjes në tentativë nga neni 146 të KPK lidhur me nenin 20 dhe 23 të KPK e të ndëshkuar sipas nenit 147 par.1 pika 11 të KPK, lidhur me nenin 20 dhe 23 të KPK.
Numri i Gjykatës së qarkut në Pejë: P.nr 06/08
Faton Hajrizi, muajin e kaluar ka ikur nga burgu i Smrekonicës.
Pas arratisjes, ai është larguar për në Serbi.
Pas kësaj, rrugës për të ikur në perëndim, Hajrizin e ndaloi policia serbe, e më pas ai e vret një polic serb.
Pas vrasjes së policit serb, Fatonit i bien në tokë dokumentet e vëllait të tij, i cili gjendet në Gjermani. Kjo bëri që të zbulohet identiteti i tij.
Autoritetet serbe, morën një aksion shumë të madh për të gjetur Fatonin, mirëpo Fatonin nuk arritën të kapin të gjallë.
Pas përplasjes mes forcave serbe dhe Fatonit, vritet ky i fundit.
Të dielën, Faton Hajrizi është varrosur në varrezat e fshatit Klinë e Ulët në Skenderaj.