Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 20 janar të këtij viti në Gjakovë, ku dy persona të panjohur kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës e që Policia e Kosovës vazhdimisht punoi për kapjen e tyre.
Të dyshuarit sipas Policisë ishin, Simon Tahiri, banues në fshatin Dol dhe Enrik Berisha, banues në fshatin Jahoc të Gjakovës.
Sipas informacioneve të fundit që ka siguruar Sinjali, të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar në stacion për intervistim.
Me 6 shkurt, Policia e Kosovës, Sektori Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen dhe lokalizimin e të dyshuarve.