Sunday, May 11, 2025
spot_img

Ekskluzive: 47-vjeçarja në Obiliq dyshohet se i dha fund jetës – Policia interviston familjarët, trupi dërgohet për obduksion

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Raskovë të Obiliqit, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Burime të Gazetës bëjnë me dije se bëhet fjalë për 47-vjeçaren Fitime Isufi, e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje përmes varjes në litar.

Rasti është raportuar më 18 prill 2025, rreth orës 13:00, kur nga QKMF-Obiliq është dhënë njoftimi për një person të vdekur në një shtëpi në rrugën “Dukati” në fshatin Raskovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ambulanca, ku është gjetur viktima e varur me litar në derën e një dhome të shtëpisë ku ajo banonte.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vend, ndërsa Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar tre familjarë të ngushtë të viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e IML-së, të cilët me urdhër të Prokurorit të rastit e kanë marrë trupin e pajetë për ta dërguar në obduksion.

Lidhur me rastin, është iniciuar procedura “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

Gazeta do të sjellë informacione shtesë bazuar në konfirmimet zyrtare nga institucionet përkatëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit