spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Egli e prerë me Gjestin: Ti rrugës tënde, unë rrugës time

Egli Tako pas rikthimit në Big Brother Vip Albania ka ndryshuar krejtësisht qasjen e saj ndaj marrëdhënies me Gjestin dhe banorët e tjerë.

Tani, ajo ka hyrë për të përmirësuar imazhin e saj, për të krijuar një përvojë më pozitive për vetën dhe familjen e saj.

Mirëpo, këngëtari kosovar Gjesti u shpreh se si ka mundësi që të ndryshojë për nëntë ditë, sa ishte jashtë shtëpisë.

Mes një bisede që zhvilluan të dy, Egli i’a bëri me dije Gjestit se tani e tutje do ta vë veten në rend të parë.

“Ti në koshiencën tënde dhe unë në koshiencën time i dimë të dy se çfarë gabimesh janë bërë, unë vazhdoj rrugën time me shumë vështirësi deri në fund”, iu drejtua Egli.

Gjesti iu kundërpërgjigj: “Ti the vazhdo tënden unë timen, a the kështu. Në rregull. Unë sërish e bëj timen, gjej kohë që të flas”.

Kjo tregoi se marrëdhënia mes tyre ka marrë një kthesë të fortë dhe se Egli është vendosur të mos përfshihet më në këtë dinamikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit