spot_img
Wednesday, March 12, 2025
spot_img

Egla ironizon Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë

Dita e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip Albania u karakterizua me shumë dinamika të ndryshme.

Fituesja e edicionit të tretë të BBVA, Egla Ceno, ka hyrë sot në shtëpinë e BBVA4, me ç’rast ajo u bë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që do të ndodhin në shtëpi.

E sigurisht që Egla e ka luajtur mjaft mirë rolin duke i ngacmuar banorët herë pas here. Me të hyrë në shtëpi, Ceno ka shkuar te dhoma e gjumit ku ishte Laerti dhe e ka puthur në buzë.

Më pas ajo ka shkuar te pjesa e banjës ku ndodhet dhe vaska, vendi i saj i preferuar kur ishte brenda në shtëpinë e BBV 3.

Egla teksa po bënte gati vaskën pyeste banorët se nga cila anë është uji i ngrohtë apo thoshte se kishte nevojë për shampo.

Në një moment Gjesti shkon e përqafon, Laerti i mban mikrofonin dhe Ola i gjen një shampo.

Teksa Egla po shijonte qëndrimin e saj në vaskë ka nisur duke ngacmuar banorët.

“Pse i lini këto çunat me brekë nëpër shtëpi?”, thotë Egla teksa shikon Gjestin dhe më pas i drejtohet atij: “O Gjesti vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit