spot_img
Sunday, December 29, 2024
spot_img

Efekti i propagandës serbo-ruse kundër Kosovës, befason Venhari: Dërgova një shishe verë në Ukrainë, s’guxuan ta pinin

Gynen Venhari nga organizata “Geopost”, bëri të ditur se Kosova po ia sheh sherrin fort propagandës ruse dhe serbe.

Ai gjatë një interviste për “Info Magazine”, rrëfeu një histori gjatë qëndrimit të tij në Ukrainë, ku tha se atje s’guxuan ta pinë verën nga Kosova.

“Në muajin maj, isha në një vizitë në Ukrainë, dhe organizatorëve të konferencës që na ftuan atje u dërgova dy shishe verë. Dhe para dy ditëve ishin edhe Krishtlindjet, pas urimit që ua bëra, organizatorja kishte hapur shishen e verës, dhe tha se shokët e saj asnjëri nuk guxuan ta pinë verën e Kosovës derisa e pira unë”.

“Kjo tregon se në çfarë shkalle është propaganda e Rusisë kundrejt Kosovës. Jo vetëm në Ukrainë, por fatkeqësisht edhe në perëndim, dhe në Evropë”.

Venhari, mes tjerash theksoi se niveli i efektit të këtij dëmi ka shkuar deri aty sa që edhe ekspertët kundër dezinformimit hezitojnë të vijnë në Kosovë.

“Kur i ftojmë ekspertë të ndryshëm të dezinformimit, që merren me këtë temë në botë, hezitojnë të vijnë në Kosovë edhe pse janë ekspertë të dezinformimit. Propaganda serbe dhe ruse e ka bërë të veten”. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit